Deri në fillim të vitit 2022 askush nuk do të mundë të udhëtojë drejt Zelandës së Re.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila njoftoi se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vititpër shkak të shtimit të rasteve me variantin Delta.

Në një deklaratë zyrtare ajo tha se përparësia është vaksinimi i të gjithë popullsisë dhe mbajtja e aktiviteteve ekonomike të hapura.

Zelanda e Re konsiderohet si një nga vendet që ka menaxhuar më mirë pandeminë e koronavirusit, me vetëm 26 vdekje nga një popullsi prej pak më pak se pesë milion banorë.

Kryeministrja gjithashtu parashikoi që kur vendi të rihapet vitin e ardhshëm, udhëtarët e vaksinuar nga zonat me rrezik të ulët do të jenë në gjendje të hyjnë pa karantinë, ndërsa rastet e tjera do të duhet të izolohen ose të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: