Një vendim aspak i lehtë dhe që sigurisht nuk do të bëjë aspak të lumtur brazilianët dhe të dashuruarit pas ceremonisë më të famshme në botë, por e paevitueshme për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku i Rio De Janeiros, Eduardo Paes, ka njoftuar anulimin e karnavaleve 2021, që parashikoheshin nga 13 deri në 16 shkurt, duke përjashtuar edhe mundësinë që sfilatat e famshme të bëheshin në korrik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është e pamundur të organizohen Karnavalet këtë vit, mbi të gjitha gjatë vaksinimit kundër covid-19’, ka shpjeguar Paes. Për herë të fundit Karnavalet e Rio de Janeiros janë anuluar në 1912 për shkak të vdekjes së një ministri. Në këtë galeri, foto nga sfilata e fundit e 2020.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb