Ndjeshmëri dhe solidaritet. Këto janë shenjat që ka lënë Covid-19 të arkeologu Neritan Ceka. Në daljen e parë të tij mediatike, pasi fitoi betejën me COVID-19, ish-diplomati e arkeologu, tregon përvojën e tij.

“Covidi është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon”, tha ai. Ai tregon se është ndjere i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët që nuk janë të rënduar nga ana shëndetësore, kalimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje.

“Gjithë trajtimin e bëme vetë, kushton 5 mijë euro”, shtoi ndër të tjera Ceka. Ceka thotë deri sot, askush nuk është interesuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortës. “Nuk na dhanë recete, i morëm ilaçet pa recetë”, pohoi arkeologu.

Ceka i është rikthyer tashme jetës aktive dhe profesionit të tij prej arkeologu, duke qenë brezi i dytë i familjes ne Arkeologji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: