Në një kohë kur kufijtë janë mbyllur për shkak të situatës nga koronavirusi, të shumtë ishin qytetarët që u bllokuan, mes tyre dhe amerikanë në vendin tonë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ambasada Amerikane në Tiranë njofton se përgjatë dy ditëve të fundit iu është dhënë ndihma 64 qytetarëve amerikanë për t’u kthyer nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Mes të tjerash ambasada falënderon dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”, thuhet në mesazhin e ambasades.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: