Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka analizuar situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Në një shkrim në rrjete sociale, Shehu shkruan se nga fillimi i epidemisë deri në shtator të vitit 2021, janë shënuar 21 mijë viktima.

Shehu thotë më tej, se viti 2022 nuk premton asgjë më të mirë e për këtë ai nënvizon disa pika si, vazhdimi i bllokimit të spitaleve perfierike për pacientët COVID, nuk ka strategji për procesin e vaksinimit dhe ende nuk janë liberalizuar testet e shpejta.

Këto janë pasoja të keqmenaxhimit dhe të pa përgjegjshmërisë thotë Shehu, mund të na çojnë në mbi 35 mijë viktima nga COVID-i në total.

Postimi i Tritan Shehut:

Covid, nje tragjedi dy vjecare, qe nuk mund te fshihet.
Ne Shqiperi 21 mije humbje jete prej epidemise deri ne shtator 2021, deklaron Eurostat.
Po ndodh ajo cfare ne kemi paralajmeruar, me vitin 2021 do te arrihej ne mbi 25 mije vdekje, shifer kjo nder tre me te lartat ne Rruzull.
E verteta mund te fshihet vetem perkohesisht duke perdorur “truke” burokratike, sinonime diagnozash a emra komplikacionesh.
Ajo del si ka dale ne vazhdimesi e si do te vazhdoje te dale, fatkeqesisht e kobeshme per Shqiperine.
Por e keqja nuk ka fund, edhe viti 2022 nuk premton asgje me te mire, sepse:

1- Mungojne masat e pergjitheshme mbrojtese epidemiologjike, duke e nxjerre gjendjen terresisht jashte kontrollit.

2- Kujdesi paresor e mjekimi ambulator vazhdon ne amulli.

3- Mungon rimbursimi i shpenzimeve per ate mjekim, cdo gje e paguan qytetari.

4-Akoma nuk jane liberalizuar edhe “testet” e shpejta.

5- Vazhdon bllokimi absurd i spitaleve periferike per pacientet Covid, qe ne terresi preferojne te mjekohen prane familjeve te tyre.

6- Niveli i vaksinimit te plote eshte nen 44% te popullesise kur mezatarja boterore eshte 63%. Vecanerisht per keto kushtet tona vaksinimi merr nje rendesi themelore.

7-Nuk ka strategji per procesin e vaksinimit per sasite, llojet e afatet kohore, per korregjimin e gabimit trashanik te perdorimit te vaksinave te pa certifikuara nga EMA, per dozen e trete horizontale, apo uljen e moshes ne terresi.

8- Mungon dialogimi profesional me qytetaret, qofte si edukim shendetesor i pergjithshem, qofte dhe per te shpjeguar domosdoshmerine e vaksinimit.
Te gjitha keto jane pasoje e keq menaxhimit dhe e pa pergjegjeshmerise se thelle qeverisese, qe na rrezikojne te na cojne ne mbi 35 mije viktima ne terresi.
Ndersa per qytetaret: Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb