Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus tre persona në Elbasan. “BalkanWeb” mëson se të infektuar me Covid janë një mjek pediatër, një infermier dhe një oficer i Policisë Rrugore.

Ndërkohë, është mbyllur reparti i Gjinekologji-Obstretika në këtë qytet, pasi katër infermiere rezultuan me koronavirus.

Rekordi i të infektuarve në qytetin e Elbasanit u regjistrua javën e kaluar, ku rezultuan pozitivë 8 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb