Sot në moshën 71-vjeçare ka humbur jetën aktori i njohur shqiptar, Rasim Thaçi Cima, si pasojë e COVID-19.

Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit, por edhe është konfirmuar nga Klinika Infektive.

Ai kishte 13 ditë që ishte duke luftuar virusin e rëndë dhe ishte shtruar në QKUK.

Në emisionin e fundit si mysafir, ishte te emisioni i Robert Berishës, ku edhe kishte kënduar një këngë kushtuar COVID-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb