Covid19 duket se është zhdukur, teksa të gjithë mezi po presin t’i drejtohen plazhit dhe të shijojnë të parat pushime pas më shumë se dy viteve plot kufizime dhe me maska në fytyrë.

Por sipas virologut të njohur italian Fabrizio Pregliasco duket se është ende shumë herët për të festuar “ditët e lirisë”, pasi rrezikohemi nga një valë e re infektimi me mutacionin e quajtur Omicron5 të Covid19.

“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta bëjmë sepse transmetueshmëria është shumë e lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve. Omicron 5 po i ngre dhe do t’i ngrejë rastet, do të vazhdojmë të kemi raste të rënda, ndonëse në mënyrë proporcionale”, tha virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos teksa ishte i ftuar në një emision në Rai Radio1.

Pregliasco tha se për të mos u infektuar “nga Omicron 5 nuk mjafton të kesh Covid dhe të kesh bërë tre doza”.

“Le të themi se Omicron 5 është katër herë më i madh se të mëprashmit. A jemi në mes të një vale të re pandemike? Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi do të jetë nga fundi i korrikut”, u shpreh ai më tej.

I pyetur nëse ishte mbyllur kapitulli i maskave apo sugjeronte që të mbahen edhe në breg të detit, ai tha: “Duhet të vishet në momentet e grumbullimit para se të shkoni në bregdet, për shembull në hyrje të fabrikave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb