Shifrat e infektimeve me Covid-19 janë rritur sërish nga një ulje e ndjeshme e shënuar një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë regjistruar 2156 raste të reja ndërkohë që 5 qytetarë kanë humbur jetën.

NJOFTIMI I MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 7067 testime, 2156 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 1685 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë, në këto bashki:
976 në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Vorë, 14 në Mirditë, 13 në Gramsh, 11 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Maliq, Mallakastër, Tropojë, 9 në Peqin, 8 në Kukës, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Devoll, nga 6 qytetarë në Dimal, Memaliaj, Himarë, nga 5 qytetarë në Shijak, Libohovë, Përmet, Librazhd, nga 4 qytetarë në Belsh, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Delvinë, Konispol, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Kolonjë, Këlcyrë, Dropull, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Pukë.
Janë 23,505 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2156
Të shëruar në 24 orë 1685
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7067

Testime totale 1,637,312
Raste pozitive 251,015
Raste të shëruara 224,193
Raste Aktive 23,505
Humbje jete 3,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10830
Fier 1945
Shkodër 1798
Elbasan 1548
Durrës 1469
Vlorë 1438
Gjirokastër 1261
Korçë 942
Lezhë 870
Berat 867
Kukës 290
Dibër 247

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: