SHBA-Të paktën 60 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën gjatë vitit 2014 për shkak të punës së tyre, ku pothuajse gjysma e tyre janë vrarë në Lindjen e Mesme, sipas një raporti të bërë publik sot.

”Gazetarët e vrarë këtë vit janë më pak krahasuar me 70 gazetarët e vrarë në vitin 2013”, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me qendër në Nju Jork.

”Tre vitet e fundit kanë qenë më vdekjeprurësit për gazetarët”, sipas organizatës së krijuar në vitin 1992.

Afërsisht një e katërta e gazetarëve të vrarë këtë vit ishin anëtarë të medias ndërkombëtare, ndërkohë që pjesa tjetër ishin korrespondentë lokalë.

”E gjunjëzuar nga lufta civile që nga viti 2011, Siria renditet si vendi më i rrezikshëm për gazetarët për të tretin vit radhazi”, thuhet në raport.

Të paktën 17 gazetarë u vranë këtë vit gjatë konfliktit sirian, ndërkohë që, që nga viti 2011, numri i tyre është 79.

Ndërmjet atyre të vrarë në Siri janë gazetarët amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.

Sipas raportit shtatë gazetarë janë vrarë në Gaza, pesë në Irak dhe shtatë në Ukrainë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb