Facebook, Instagram dhe Whatsapp probleme në të gjithë botën. Russia Today shkruan sot se shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebbok” është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera. Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.

Një hartë tregoi se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe zonat e mëdha të Evropës janë të prekura nga problemi.

Facebook Outage Map 1826914
Facebook Outage Map 1826914

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb