Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në një konferencë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë vizitës së tij atje si kryesues i OSBE. Ndër të tjera, kryeministri Rama u pyet edhe për situatën në Estoni, i cili rrezikon demokracinë, dhe nëse mund të marrë nën kontroll situatën.

Pas pyetjes, ndërhyri ministri rus, i cili i tha Ramës se këtë vit ka gjithçka nën kontroll, por në përgjigjen e tij, kryeministri shqiptar theksoi se do të donte, por nuk e ka gjithçka nën kontroll.
Pyetje: Estonia në listën e sanksioneve, si dhe kanë dërguar letra zyrtarëve estonezë, duke iu kërkuar të ndërpresin punën, pasi do të dënohen.

Pas kësaj, Estonia mbylli zyrat dhe në vjeshtë detyruan bankat të ndërprisnin transaksionet. A mund ta merrni nën kontroll këtë situatë, pasi Estonia nuk mund të quhet më vend i lirë demokratik?

Lavrov: Jeni në kontroll të gjithçkaje për këtë vit.
Rama: Do të doja, por jo, nuk jam dhe më mirë edhe për ju ministër që nuk e kam gjithçka nën kontroll. Është diçka që nuk hyn në sferën e mandatit tim, por do ta mbaj parasysh. M’u kujtua që “Sputnik” ka nxjerrë shumë lajme të rreme për Shqipërinë, por nuk do iu ndodhë asgjë juve, nëse do vazhdoni ta bëni një gjë të tillë. Sputnik respektohet tërësisht edhe kur jep lajme të rreme, më shumë se reale.

Pyetje: A do ta njohë Rusia ndonjëherë Kosovën?
Lavrov: Ka një rezolutë, e cila është miratuar. Ka një sërë marrëveshjes të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE, përfshirë respektimin e të drejtat të serbëve që jetojnë në Kosovë. Kjo do të ishte një hap përpara, por Prishtina refuzon të zbatojë detyrimet. Ne e promovojmë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por për fat të keq kolegët tanë në BE nuk kanë mund të arrijnë zbatimin e marrëveshjes.

Rama: Diskutuam rreth kësaj dhe po flasim për këtë edhe publikisht. Për këtë çështje jemi shumë larg, duke qenë se qëndrimi ynë është shumë i qartë. Mendoj se është në të mirë të gjithkujt, edhe të Serbisë, që të njohë Kosovën, siç është dhe sigurisht kjo nuk përjashton, në të kundërt ne e kemi mbështetur gjatë gjithë kohës dialogun për ta arritur realizimin e kësaj njohjeje, por jo duke e nisur nga parimi i gabuar, që kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë. Ka pas shumë marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizimit. I shpjegova ministrit se na duhet të rinisim procesin e të kuptojmë, se kur bëhet fjalë për marrëveshjet, besoj se palët e fajësojnë shumë njëri-tjetrin. Vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për të njohur apo jo atë që vullneti i njerëzve sjell në jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb