Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, u shpreh se digjitalizimi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë nga ana e saj Tabaku nuk la pa përmendur edhe dosjen e Dibrës ndërsa shtoi se janë të përfshirë edhe ministra, ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe ministrin Manja.

Tabaku:  Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuara Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës,. Shpresoj që zoti Manja këtë manual ta konsultojë me ministra dhe kryeministrat.

Manja: Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.

Ndër të tjera ndërsa foli për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Manja tha se digjitalizimi ka reduktuar korrupsionin në sportele por na ka dhënë mundësinë edhe të gjurmojmë abuzimet.

“Komisioni Europian ka konsideruar se Shqipëria sot ka përmbushur kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Krahas mbështetjes së luftës së korrupsionit qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa solide në  këtë luftë. Në raportin e fundit atë të vitit 2021 citohet se Shqipëria ka nivel përgatitje në luftën kundër korrupsionit dhe se është bërë progres. Pra ne kemi ardhur të raportojmë se si ne i kemi përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian. Sa i përket forcimit të kuadrit ligjor ka krijuar drejtorinë Anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.”, tha Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb