Media britanike TheSun shkruan se Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i shqetësuar, i djersitur dhe i fryrë në fytyrë gjatë një fjalimi të gjatë në skenë që mbajti ditën e sotme.

Teksa u shfaq në kuadër të Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, sundimtari tiranik i Rusisë dukej se nuk ndihej aspak komod, pasi ai vazhdimisht ka lëvizur në ndenjësen e tij dhe ka bërë gjithashtu lëvizje të pakontrolluara të duarve.

Ai ishte ulur në pozicion thuajse shtrirë në karrigen e tij, shpesh duke pushuar në kënde të çuditshme dhe duke bashkuar duart në pozicione të ngjashme me kthetrat që tregojnë shenjë sikleti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu Putin përsëriti gjestin e bërë dhe më parë duke rrotulluar disa herë të dyja këmbët e tij, teksa në momente të caktuar ato duken teksa përpëliten dhe tunden.

Udhëheqësi rus u shfaq gjithashtu me fytyrën e tij tashmë karakteristike të fryrë teksa fliste për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë, thashethemet shëndetësore vazhdojnë të qarkullojnë rreth tij pasi raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se ai mund të jetë duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit apo edhe duke vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit.

Secila prej paraqitjeve publike të Putinit tani po analizohet pasi lideri, i cili mbush 70 vjeç në tetor, duket më i ashpër dhe më i dobët se kurrë më parë. Zyrtarët e Kremlinit vazhdimisht mohojnë se ka ndonjë gjë që nuk shkon me të, por Putini i dobësuar këto ditë duket se është shumë larg përpjekjeve të tij për t’u parë si njeriu më i fortë i botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb