Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet lidhur me fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri.

I pyetur se në cilën fazë janë përpjekjet për rikthimin e tyre në Shqipëri, Kreu i Shtetit nuk pranoi të japë detaje, duke thënë se kjo është një çështje mjaft sensitive dhe nuk mund të trajtohet në publik.

“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb