Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon foto nga laboratori i mikrologjisë në QSUT, ku po zhvillohen testimet serologjike të stafeve mjekësore, që ndodhen në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se janë testuar mbi 1300 mjekë e infermierë dhe pozitiviteti ka rezultuar 8%. SIpas ministres, kjo do të thotë se personeli shëndetësor ka krijuar antitrupa.

Vijon puna pa u ndalur në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, për testimet serologjike ??? të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të përballjes me #COVID19?

Më shumë se 1300 të testuar, ku ka rezultuar 8% pozitiviteti, pra krijimi i antitrupave tek personeli shëndetësor i testuar deri tani.

#Vijojnë testimet për grupet e rrezikuara ✅

#StafetMjekësoreNëGatishmëri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb