Jon Gjebrea, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, siç dihet ka marrëdhënie dhe shoqëri me shumë personazhe nga bota e televizionit, modës, etj.

E kemi parë shpesh në shoqërinë e këngëtarëve të ndryshëm, moderatorëve por asnjëherë kaq “afër” me modelen e njohur Aurela Hoxha, e cila aktualisht po kalon pushimet në Maldives.

Përveç fotove dhe videove ekzotike që ajo ndan me ndjekësit e saj, duket se ka pasur një surprizë edhe për Jonin. Ajo i ka dërguar atij një video ku duket e shkruar në rërë “Me dashuri nga Maldive” dhe emri i tij i shoqëruar nga një zemër. Ai nuk ka nguruar ta publikojë në profilin e tij, duke ngjallur kështu disa pikëpyetje dhe më pas e ka fshirë sërish (ndoshta nuk e kishte menduar se mediat do ta bënin kaq të madhe). Çfarë po ndodh mes tyre, thjesht shoqëri apo diçka më shumë?

Kujtojmë se kohë më parë Aurela dhe Joni kanë qenë aktivë me anë të komenteve në foton e mikeshës së ngushtë të Aurelës, Dorina Gegiçit, shkruan revista Class. Joni në atë rast “tallte” Dorinën se në foto dukej sikur ishte zgjatur si mortje, ndërsa Aurela e kundërshtonte dhe mbronte miken e saj.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb