Jennifer Lopez thuhet të mos ketë ndjenja për ish-të dashurin e saj, Ben Affleck. Edhe pse dyshja janë parë së bashku kohëve të fundit, duket se ende nuk kanë filluar të kenë ‘shkëndija’ për njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Palët kanë qenë së bashku nga viti 2002 deri në 2004, teksa edhe u fejuan, e më pas duke u ndarë pas 17 muajsh.

Jeta personale e artistes është bërë shumë e komentuar, pasi ajo sapo është ndarë nga ish-i fejuari Alex Rodriguez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burime afër saj e konfirmojnë marrëdhënien e saj me Ben, por duke mos cekur asgjë konkrete.

“Ata janë duke i marrë gjërat me ngadalë, ani pse gjërat po shkojnë në një kahje më romantike”, thuhet për Lopez.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar Jlo ka shtyrë dy herë martesën me Rodriguez, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb