SHBA

Angelina Jolie dhe The Weeknd rindezën thashethemet se janë duke përjetuar një romancë, pasi u panë duke dalë bashkë nga një restorant në Santa Monica disa ditë më parë. Për herë të parë ata u panë në të njëjtin restorant në korrik.

Aktorja dhe këngëtari ende nuk i kanë komentuar publikisht spekulimet rreth lidhjes së tyre, por një burim për E!News bëri me dije se mes tyre nuk ka asnjë lloj lidhjeje romantike.

“Ata nuk janë të lidhur. Ata kanë interesa reciproke dhe po kënaqen duke i bashkuar idetë e tyre për të parë se çfarë mund të krijojnë,” –tha burimi, duke shtuar: “Ata kanë folur kohët e fundit për partneritet në disa projekte humanitare së bashku. Atij i pëlqen të flasë për filma dhe formë arti.”

Edhe pse Angelina dhe The Weeknd e kanë shijuar shoqërinë e njëri –tjetrit, sipas burimit, ata thjesht kanë krijuar një lidhje të ngushtë, por asgjë romantike.

Një burim tjetër tregoi më shumë për njohjen mes dy yjeve. “The Weeknd dhe Angelina u takuan përmes miqve të përbashkët në industrinë e filmit dhe argëtimit. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta. U tërhoqën që pas takimit të parë këtë verë dhe kanë mbajtur kontakte që nga ajo kohë.” Pra, asgjë më shumë se thjesht miqësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: