Numërimi mbrapsht ka filluar për nisjen e Eurovisionit, kompeticion në të cilën Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Sekret” të Ronela Hajatit.

Këngëtarja ka treguar se ndodhet në një fazë delikate të jetës dhe ka nevojë për mbështetje. Në një foto të shpërndarë në Instagram, ajo shfaqet duke qarë dhe shprehet se kështu ndihet kryesisht.

“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua!
Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume”, u shpreh Hajati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb