Pavarësisht punës së madhe që po bëhet prej më shumë se një muaji në spitalet e kthyera në COVID, vijon puna pa u ndalur edhe te Spitali i Traumës.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruan në “Facebook” se stafi mjekësor i Traumës ka përballuar në këtë periudhë të vështirë më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
Mesazhi i Manastirliut:
#Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të #Traumës, ku janë përqëndruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
#BASHKË
#ShëndetësiaNëGatishmëri
(BalkanWeb)