Plot 2 ton kokainë janë sekuestruar në Peru.

AFP shkruan se sasia e sekuestruar kishte destinacion Belgjikën, ndërsa vlera e saj, nëse do të hidhej në treg do të ishte 90 mln euro.

Droga ishte fshehur në një kontejner me kafe, ndërsa ngarkesa u sekuestrua në portin detar të Callao.

Kokaina ishte ambalazhuar me simbolet “CR” dhe “07” të ngjashme me ato të futbollistit Cristiano Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: