Në një turne si Champions, shpesh diferencën e bën ekipi me më shumë traditë, ekipi me më shumë ego e dëshirë. Në “Old Traford” në një ndeshje të hapur, më shumë raste, ai që bëri diferencën ishte ky gol i Rean Lodit në minutën e 41-të, një gol që në fund rezultoi i artë pasi i dhurojë Atletico Madrid një biletë për në çerekfinalet e Champions League.
United nuk arrin të shfrytëzojë barazimin 1-1 në sfidën e parë, Ronaldo me shokë nuk gjetën shkëndijën e duhur në ndeshjen e kthimit duke mbyllur në këtë mënyrë një tjetër edicion zhgënjyes. Në pjesën e parë ishin “djajtë e kuq” që kishin kontrollin e lojës, ishin superiore, por pikërisht atëherë kur nuk pritej, Lodi me një goditje me kokë, konvertoi në gol asistin perfekt të Grizmann.
Në fraksionin e dytë, United shtoi dozën sulmues por pa qenë të qartë, për më tepër që Oblak zhvilloi një 90-minutësh të madh, së bashku me mbrojtjen e Atletico ishin thjesht të pakalueshëm duke siguruar një kualifikim me shumë peshë dhe duke konfirmuar se Champions është një turne ku ndihen komod, ky dinë se si të luajnë, se si të fitojnë.
(BalkanWeb)