C.Ronaldo është kthyer në çështje edhe në radhët e përfaqësueses portugeze, vendi i fundit në botë ku CR7 mbetet ende i paprekshëm. Pavarësisht se ky status është vendosur ndjeshëm në dyshim, madje tifozët, 70% e tyre nuk e duan titullar, mediat portugeze shkruajnë se ylli i futbollit luzitan edhe ndaj Zvicrës do të zbres në fushë nga minuta e parë e parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“CR7 qëndron në formacion”, ishte titulli i Record. Shumë polemika rreth Ronaldo-s shkruan e përditshmja portugeze, por do të jetë pjesë e 11 startuese. “Sfidë brenda ose jashtë”, shkruan “A Bola” në faqen e parë duke shtuar se çështja Ronaldo mbetet e hapur.

Në konferencë për shtyp edhe trajneri Fernando Santos është pyetur mbi këtë temë, mbi C.Ronaldo-n dhe gjestet e tij të fundit në sfidën kundër Koresë së Jugut:

Fernando Santos And Cristiano Ronaldo Cropped 19p119z3sd3iw1ikx29u8yc6jl
Fernando Santos And Cristiano Ronaldo Cropped 19p119z3sd3iw1ikx29u8yc6jl

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo që ka thënë në fushë, pashë vetëm duke bërë fjalë me një futbollist korean. Më pas e pashë në TV dhe nuk më pëlqeu aspak. Jo, nuk më pëlqeu. Ajo që dua të theksoj është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për sfidën kundër Zvicrës.

A do të jetë Ronaldo titullar? Unë e them formacionin gjithnjë ditën e ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, përpara se të nis ndeshja, kështu ka qenë gjithnjë. Çështja është e mbyllur, të gjithë janë në dispozicion”, u shpreh Fernando Santos në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb