C.Ronaldo ka thyer çdo tabu në futboll, ka mposhtur thuajse çdo rival por nuk po arrin të shpëtoj nga kthetrat e COVID-19. Sulmuesi i Juves ka rezultuar pozitiv edhe në tamponin e dytë, lajm ky i bërë publik nga mediat portugeze.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” humbet shansin për të sfiduar sërish Messin, këtë herë me fanellën e Juves. Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të Andrea Pirlos për sfidën kundër Barcelonës në Champions League më 28 tetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: