C.Ronaldo karikon Portugalinë e tij në vigjilje të sfidës gjysmëfinale kundër Turqisë: “Të përqendruar totalisht në Botërorin e Katar”, shkruan CR7 në Instagram duke shtuar:

“Krenar, si gjithnjë, që përfaqësojë Portugalinë. E dimë që rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, kemi respekt maksimal për rivalët tonë të cilët gjithashtu kanë të njëjtin objektiv, por së bashku do të luftojmë për të dërguar Portugalinë në vendin që i takon. Ta bëjmë!”, shkruan ndër të tjera Ronaldo.

CR7 me shokët e tij do të luaj të premten kundër Turqisë, në të njëjtën kohë Italia do të luaj kundër Maqedonisë së Veriut, në rast se arrijnë të kalojnë rivalët e tyre, mund të kemi një finale “playoff” drithëruese Portugali-Itali, ku vetëm një prej tyre do të shkoj në Botëror.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb