Georgina Rodriguez ka vlerësuar edhe një herë partnerin e saj Cristiano Ronaldo. Sipas modeles dhe influencueses, portugezi është një model i vërtetë për shumë meshkuj. Me shumë përparësi dhe fare pak defekte. Në të vërtetë, vetëm një të metë ka CR7, sipas rrëfimit të 28-vjeçares:

“Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”.

Një nga problemet e para që kishte CR7 në Arabinë Saudite ishte ai i pamundësisë për të gjetur një kuzhinier personal, që do të ishte në gjendje të përgatiste ushqime për shijen e tij.

Siç u zbulua nga “Daily Mail” pak kohë më parë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po kërkon prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica. Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili sot alternohet me Georgina-n, së cilës i pëlqen të jetë në kuzhinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb