Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Sulmuesi portugez nuk do që ky vlerësim I arritur me shumë vështirësi në fushën e lojës të prishet kur ai të vendosë të varë këpucët në gozhdë. Për këtë arsye, CR7 nuk do të ndjekë rrugën e shumë futbollistëve të tjerë, që pasi I japin fund karrierës, vijojnë një tjetër si trajner.

112818698 5b5e333b 89de 4eef A2af 9419beb18e26
112818698 5b5e333b 89de 4eef A2af 9419beb18e26

Ylli i Juventusit ka plane të tjera, që pasi janë zbuluar nga ai, kanë habitur të gjithë opinionin sportiv. “Kur ta mbyll me futbollin dua të rinis studimet. Dua shumë të studio, të kulturohem më shumë, pasi shkolla që kam bërë deri tani nuk arrin t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që kam në kokë. Një tjetër gjë, që më tërheq është mundësia që të provoj të luaj në një film”, ka thënë Ronaldo.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb