Nëse duhet ti bëjë një dhuratë Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo nuk kursehet asnjëherë. Xhevahiret, veshjet, çantat luksoze dhe makinat sportive janë zgjedhje shumë banale për futbollistin. Ai që nuk kursen për të dashurën e tij shpenzon gjithmonë e më shumë. Kështu futbollisti i Juventusit i ka dhuruar të dashurës së tij një vilë ëndrrash prej 2 milion e gjysmë euro. Jo në Torino, ku jetojnë aktualisht me fëmijët, por në Madrid. Ndoshta mos vallë çifti po mendon të transferohet atje?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Performancat e Ronaldos me bluzën bardhë e zi në javët e fundit kanë qenë të mërzitshme dhe zërat për një largim nga Torino kanë filluar të perhapen. Blerja e kësaj rezidence ëndrrash shumë pranë vendit ku futbollisti jetonte kur luante me Real Madridin i ka hedhur benzinë zjarrit. Por sipas të përditshmes portugeze Correio da Manhã, e cila ka bërë publik lajmin për blerjen e vilës, tifozët juventinë mund të rrinë të qetë sepse nuk ka asnjë transferim për Cristianon dhe
Georginan në Spanjë. Blerja është thjesht një investim.

Ronaldo e Rodriguez, të paktën për momentin janë shumë të lumtur në Torino së bashku me fëmijët e tyre. Ata janë bashkë prej 5 vitesh dhe duken më të dashuruar se asnjëherë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb