Spektakël i vërtetë në 45 minutat e para në Mynih mes Gjermanisë fje Portugalisë, e vlefshme për grupin F. Tre gola u shënuan, si në asnjë ndeshje tjetër në pjesën e parë deri më tani.

Gjermania ka gjetur golin pas 4 minutash lojë ndaj Portugalisë, me anë të Robin Gosens, lojtarit të Atalanta-s, por një lëvizje e Gnabry do të bënte të pavlefshëm rrjetën. Edhe pse goli ishte spektakolar, arbitri ka anuluar për pozicion jashtë loje të lojtarit të Bayern që ka zgjatur këmbën në tentativë për të kapur topin që ka përfunduar të Gosens në shtyllën e dytë.

Pasi për 10 minuta Gjermania po dominonte ndaj Portugalisë me raste dhe presing, ka ardhur një kundërsulm rrufe gjatë një goditje këndi për ekipin e Loë. Portugalia ka nisur shpejt dhe Bernardo Silva ka gjetur Diogo Jota, që më pas ka pasur për Ronaldo i cili me portën e boshatisur ka realizuar. CR7 i shënon golin e parë Gjermanisë në karrierën e tij.

Gjermania ka arritur të barazojë ndeshjen ndaj Portugalisë me meritë duke qenë se po dominonte dhe mbante topin, teksa ekipi i Ronaldos pret për kundërsulme. Këtë herë, Gosens ka dhënë një super asist për Havertz, por Dias ishte ai që devijoi te porta e tij. Një aksion i bukur nga ekipi i Loë, që nuk u ndal me kaq, por brenda pak minutash realizoi edhe golin e dytë, sërish autogol, tani nga Guerrero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb