Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Edhe në karaninë në shtëpinë e tij në Madeira, ku u kthye pas ndeshjes kundër Inter dhe ku qëndroi pasi shoku I tij te Juventus, Daniele Rugani rezulti pozitiv me Coronavirus, sulmuesi portugez vazhdon të stërvitet për të ruajtur formën fizike në pritje që futbolli të kthehet në fushë.

Ronaldo
Ronaldo

Konfirmimi për këtë vjen nga një foto e postuar në Instagram nga motra e CR7, Katia Aveiro. “Vazhdojmë betejën, në shtëpi me familjen, duke u kujdesur për trupin dhe mëndjen”, është komenti që shoqëron foron familjare në palestër.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb