Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo pritet të refuzojë ofertën marramendëse që i është bërë së fundi nga skuadra arave e Al-Nassr: 200 milionë euro në sezon, për dy vite e gjysmë.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”. Edhe pse fillimisht u përfol se palët po studiojnë ofertën, duket se është vetë sulmuesi portugez ai që ka vënë veton, për një arsye të vetme:

Dëshiron ende të luajë në Europë dhe tregojë veten në arenën europiane. Mësohet se Ronaldo, aktualisht në botëror me kombëtaren, ka ende dëshirë të luajë në Champions League, ku beson se mund të bëjë diferencën.

Dhe është pikërisht kjo arsyeja kryesore që ai ka vendosur ti thotë JO ofertës arabe. CR7 ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Manchester United, pas akuzave që pati ndaj “djajve” para botërorit. Ai po pret oferta të tjera, ndërkohë që për të janë interesuar Neëcastle në Premier League apo Inter Miami në Amerikë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb