Cristiano Ronaldo ka treguar se kur bëhet fjalë për jetën e luksit dhe qejfeve personale nuk kursehet.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, ku ka shpenzuar 10 milionë euro për një Bugatti 110, pasi janë hedhur në treg vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli makine.

Makina është ndërtuar në Molsheim të Francës dhe ka një motor V16, 8-litërsh, që ka 1500 kuaj fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 kilometra në vetëm 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e fiksuar e këtij modeli është 380 kilometra/orë.

Sa i takon anës sportive, Ronaldo është rikthyer në Angli te Manchester United, ku po kalon një formë mjaft të mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb