Emri i Cristiano Ronaldos lidhej me Atletico Madridin gjatë verës që lamë pas, për shkak se portugezi kërkoi të largohej nga Manchester United dhe klubi spanjoll ishte një mundësi ideale për 37-vjeçarin që të luante në Champions League.

Por, tifozët e klubit spanjoll protestuan ashpër dhe e detyruan klubin ta hidhte poshtë mundësinë e transferimit të ish yllit të Real Madridit. Ndërsa, së fundmi ka ardhur edhe përgjigjja edhe nga vetë trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Trajneri argjentinas ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth mundësisë së transferimit të Ronaldos në klubin e tij: “Njerëzit ndonjëherë flasin për të thënë atë që duan, jo atë që ndodh realisht. Ronaldo është absolutisht një legjendë për Real Madrid.

Por unë nuk do ta shihja Palermon të luante për River Platen, sikurse nuk do ta shihja Riquelme apo Ortega-n duke luajtur për Boca Juniors.  Ka situata që janë shumë të qarta”.

CR7 nuk është se luajti vetëm 9 vite në “Bernabeu”, por u largua nga aty si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit me 450 gola në 438 ndeshje. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” fitoi 4 herë Champions me Real Madridin dhe dy herë titullin kampion. Për më tepër, CR7 i ka shënuar 25 gola në 37 ndeshje Atletico Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb