Fama e tij si futbollist dhe si një mashkull tërheqës bën gjithnjë që ai të lakohet nga tabloide të ndryshme. Megjithatë këtë herë do të prezantojmë një anë tjetër të futbollistit të Real Madrit.

Në llogarinë Instagram, 30 – vjeçari portugez Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto ku shfaqet sëbashku me djalin ku shkruan: “Duke festuar 5 – vjetorin e djalit tim”.
Fotoja e postuar ka marrë pafund komente, duke e cilësuar atë një baba perfekt dhe të dedikuar pas djalit që quhet Cristiano Jr.

Nuk është rastësi që foto është realizuar në një rrjetë sporti, pasi Cristiano Jr është shumë i apasionuar pas futbollit dhe shpesh ai praktikohet me të atin, për t’u bërë pse jo një futbollist edhe më i suksesshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: