E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet ende një mister. Ai nuk është në planet e Paris Saint Germain. Lajmin e ka konfirmuar vetë numri një i klubit, Nasser Al Khelaifi.

As nuk është diskutuar transferimi i Cristiano Ronaldos”, – deklaroi ai. Al Khelaifi foli edhe për të ardhmen e Mbappe, pas ofertës së Real Madrid, duke thënë: “Të gjithë e dinë qëndrimin tonë”.

Sido që të jetë, Ronaldos i ka mbetur vetëm një opsion, Manchester City. Por Juventus kërkon 30 milionë euro, para që klubi anglez nuk dëshiron t’i japë, teksa akordi me Ronaldon është gjetur, duke përfituar nga 15 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb