Lexoni se si të çrrënjosni këtë shprehi të qenit tuaj…

Kur këlyshi arrin në shtëpinë tuaj do të duhej menjëherë të filloni me dresurën dhe me pengimin e qenit që të mos kërcejë mbi njerëz.

Prandaj është me rëndësi që në fillim t’ua tërhiqni vërejtjen njerëzve (në shtëpi, mysafirëve, kalimtarëve, që këlyshin të mos e ngacmojnë dhe të mos e përkëdhelin nëse fillon të kërcejë, por që ta injorojnë dhe të largohen nga ai.

Natyrisht, meqenëse socializimi është shumë i rëndësishëm, kjo nuk do të thotë që duhet penguar çfarëdo kontakti midis këlyshit dhe njerëzve.

Në të vërtetë, qëllimi është të mësohet këlyshi që kur është i vogël që kujdesin, përkëdheljen dhe ëmbëlsirat do t’i fitojë kur nuk kërcen.

Edhe te qenët e rritur parimi është i njëjtë, vetëm që është më vështirë të ndryshohet dhe të çrrënjoset sjellja e mësuar dhe e rrënjosur fort.

Kur të fillojë të kërcejë mbi ju, kthejani shpinën dhe injorojeni (mos e shikoni, mos iu drejtoni, mos e shtyni).

Çdo kujdes, madje edhe negative, si p.sh. shtyrja dhe britma, mund të jenë nxitje e mjaftueshme që të vazhdojë sjelljen e padëshirueshme.

Nëse jeni në shtëpi, ndërkaq qeni është kërkues, dilni nga dhoma dhe shkoni në lokalin tjetër për dhjetëra sekonda, pastaj në mënyrë të qetë dilni dhe përsëriteni këtë procedurë.

Sjelljen e dëshirueshme nxiteni me lavdërim apo me përkëdhelje dhe me ton të qetë në mënyrë që qeni të mos shqetësohet sërish.

Natyrisht, kërcimin assesi mos e dënoni fizikisht!

Këmbëngulja dhe vazhdimësia janë çelësi i këtij trajnimi! Nëse ju nevojitet përkrahja, drejtohuni veterinarit apo ekspertit për sjellje të qenve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: