Kampionja e Serbisë, Crvena Zvezda ka mposhtur lehtësisht 5-0 skuadrën nga Gjibraltari, Europa Fc në Beograd.

Futbollistët më të rrezikshëm nga skudra serbe ishin El Fardou Ben nga Komoros i cili shënoi 3 gola dhe Mirko Ivaniç që realizoi 2 gola. Ndërkohë tashmë beogradasit presin fituesen e çiftit tjetër Dinamo Tbilisi- Tirana.

Në rast fitoreje të Tiranës atëhere do të ishte një derbi ballkanin shqiptaro- serb, i cili do të luhet me një ndeshje vajtje në Shqipëri, me shumë mundësi në ‘’Air Albania’’.

Tirana luan nesër ndaj Dinamo Tbilisi në Gjeorgji dhe kërkon kualifikimin për në raundin tjetër të Champions League edhe pse në një transfertë të largët e të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb