FIER

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi brenda familjes Merdinaj në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se çifti ka pasur grindje mes njëri-tjetrit, dhe një ambulancë ka vendosur në alarm Policinë pasi u njoftua për një të plagosur.

Gruaja Irvana Medinaj ishte goditur me thikë nga burri, Demokrat Merdinaj dhe u gjet e shtrirë në tokë dhe pa jetë.

Ai madje kishte lënë në vendngjarje dhe thikën me të cilën e goditi, ndërsa ai dyshohet se është me probleme mendore.
Çifti banonte në shtëpi dy katëshe, ndërsa mësohet se dy fëmijët e mitur ndodheshin në banesë kur ka ndodhur krimi.
Në banesë janë dëgjuar edhe thirrje nga persona të afërm që thoshin ‘’Ç’të bëri’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb