Zëvendësministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka reaguar, pasi më herët një video e saj është publikuar në rrjetet sociale, ku thotë “Ç’të korrësh do të mbjellësh”.

Nga media u trajtua si një gafë dhe gabim i rëndë shprehja e Haxhiut, ndërsa zv.ministrja pretendon se shprehja e përdorur prej saj ka qenë e saktë, por është nxjerrë nga konteksti.

Reagimi i zv.ministres Lorena Haxhiu:

“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e fakultetit.

M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorrën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës.

“Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice.

Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje… Nice try ?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb