Para disa ditësh në një intervistë në emisionin “Natën me Aulonën”, moderatorja Esmeralda Metkaj, ose siç e njohim të gjithë Cubi zbuloi se është e dashuruar por hezitoi të jepte më shumë informacion.“Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai”.-tha moderatorja Aulona Musta të cilës aktorja iu përgjigj duke thënë: “Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë”.

Kjo deklaratë shkaktoi polemika lidhur me orientimin seksual të aktores. Së fundmi aktorja ka reaguar në Instagramin e saj duke sqaruar se ishte thjesht shaka dhe se madje e ka bërë për inat të vjehrrës duke mos i kursyer aspak dozat e shakasë dhe ironisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Shaka ishte shaka për inat të vjehrrës.”- shkruan Cubi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb