TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka përcjellë sot reagimin e Ekipit Cubik, ( Ekipi amerikan i mbrojtjes për Shqipërinë, i cili distancohet nga qëndrimet e shprehura ditëqnt e fundit në media, lidhur me ndonjë kërkesë të mundshme të tyre, për të promovuar ndonjë pjestar të FA në karrierë.

“Ekipi Amerikan i Mbrojtjes për Shqipërinë, Cubic ka punuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes për afro tetë vjet. Qëllimi i këtij ekipi është për të ofruar këshillim ushtarak që ka të bëjë me transformimin e forcave të armatosura shqiptare në një aftësi mbrojtëse moderne dhe efektive për kombin dhe një anëtar të vlefshëm të aleancës së NATO-s. Është politika e Kubik për të mos u angazhuar në çështje që kanë të bëjnë me anëtarët individualë brenda ministrisë dhe ne as nuk mbështesim publikisht dhe as nuk kritikojmë ndonjë person, i cili është aktualisht duke shërbyer ose ka shërbyer në ministri. Çdo referencë mbi opinionet e zyrtarëve të Cubic në të tilla çështje është jo korrekte. Anëtarët e ekipit Cubic kanë vlerësim të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe kanë qënë të kënaqur për të ofruar asistencën e tyre, për të ndihmuar në transformimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, në një organizatë që është e mirë respektuar dhe anëtar i fuqishëm i NATO-s dhe mburojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit”, përfundon deklarata e tyre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb