Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ishte në Gjirokastër për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, i cili po kryhet tashmë në të gjithë vendin.

Gjatë një komunikimi me mediat, ai vlerësoi rëndësinë e këtij momenti për të gjithë efektivët, të cilët kanë qenë në krye të detyrës që prej mbylljes së parë për shkak të pandemisë e deri për zbatimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria. Ministri Çuçi shprehu ngushëllimet për familjet e 29 efektivëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19.

“Më në fund po bëjmë edhe këtë hap shumë të rëndësishëm për një trupë e cila ka qenë gjatë gjithë kohës së pandemisë në krye të detyrës, sidomos në periudhën e parë ku do duhej që respektoheshin gjithë masat e mbylljes, por edhe më vonë pastaj për masat e tjera të kufizimeve. Jam shumë i kënaqur që këtu vaksinimi po ecën normalisht. Nuk ka pasur asnjë refuzim asnjë komplikim. Besoj brenda dy ditëve e gjithë trupa e policisë në Gjirokastër do të vaksinohet. Në të gjithë vendin ky proces po ecën mjaft mirë. Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie që janë vaksinuar. Shumë shpejt do të mbarojë ky proces kaq i rëndësishëm për këtë trupë për të cilën duhet të kemi një respekt të veçantë sidomos në kohëra të tilla të fatkeqësive natyrore. Me këtë rast i shpreh edhe njëherë ngushëllimet të 29 familjeve të efektivëve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19”, tha ministri Çuçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vaksinimi i punonjësve të Policisë së Shtetit pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh. Procesi nisi 3 ditë më parë në qendrën e madhe pranë stadiumit “Air Albania”. Qendra të tjera janë ngritur në mbarë vendin në mënyrë që procesi të jetë i shpejtë dhe konform gjithë standardeve.
Linku për pamjet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb