Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti sot një delegacion të lartë të Guardia di Finanza italiane, shoqëruar nga ambasadori italian Fabrizio Bucci, në prag të konferencës ku do të shpallen rezultatet në luftën antikanabis për vitin 2021.

Ministri Çuçi veçoi dy indikatorë që dëshmojnë efikasitetin në këtë luftë, që janë shumëfishimi disa herë i çmimit të kanabisit, si dhe mos-evidentimi i asnjë rasti të trafikimit me mjete lundruese të sasive narkotike për këtë vit, drejt Italisë.

Prej disa vitesh, forcat e GdF operojnë së bashku me Policinë e Shtetit për një monitorim të rreptë të territorit në zbulim të tentativave për kultivim kanabisi, por edhe për goditjen e përpjekjeve për trafiqe të paligjshme përmes detit.

Palët shprehën dakordësinë për të thelluar bashkëpunimin, në funksion të rritjes së sigurisë në dy vendet. Me interes të veçantë u vlerësua mbështetja e Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë, duke synuar zgjerimin e këtij bashkëpunimi.
Ministri i Brendshëm dekoroi me medaljen e nderit dy drejtues të lartë të Guardia di Finanza italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, Drejtues i Repartit III të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, si dhe Nënkolonelin Stefano Lezzia drejtues i Njësisë së GdF në Durrës. Motivacioni lidhet me kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Guardia di Finanza të Italisë në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, si dhe mbështetjen e spikatur në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike e parandalimin e veprimtarisë së kundërligjshme nëpërmjet detit në të dy anët e kufirit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb