“Qeveria do të garantojë bonusin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti deri në muajin maj 2021”. Kështu tha drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Manëz të Durrësit. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri vizitoi banorët e prekur nga tërmeti në këtë zonë. Mbi 100 banorë që mbetën pa shtëpi janë strehuar nëpër kabina me të gjitha kushtet e nevojshme të jetesës.

“Këtu çdo gjë është në rregull përsa i përket kanalizimeve, ngrohjes dhe ndriçimit. I vetmi problem deri më tani është një ambient i përbashkët për kuzhinë dhe lavanteri. Biseduam me administratorin dhe do të marrim një ambient këtu pranë me qira, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje. Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i kemi sistemuar në kabina. Kjo është faza më e rëndësishme në kushtet e kësaj fatkeqësie natyrore. Për vlerësimin përfundimtar të godinave të dëmtuara do të vijë një tjetër grup i posaçëm”, tha ministri Çuçi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë ndalesës në Manzë ministri pa nga afër edhe disa prej banesave të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ndërkohë grupet e përbashkëta të inxhinierëve vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve të fatkeqësisë natyore. Në përfundim të këtij procesi do të përgatitet raporti përfundimtar, që i hap rrugë mbajtjes së konferencës së donatorëve dhe më pas programit të rindërtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb