Gjatë emisionit Crimewatch në BBC u shfaq në ekran fotografia e një grabitësi të rrezikshëm, por shikuesit kanë vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes prezantuesit Jason Mohammed dhe fytyrës që qëndronte pas shpatullave të tij.

Efektivja e policisë, Alice Nicholas publikoi një foto të të dyve në “Twitter” duke e shoqëruar me postimin “Momenti i çuditshëm #Crimewatch”, foto që më pas u shpërnda mijëra herë në përdoruesit e rrjeteve sociale, të habitur nga ngjashmëria e dukshme mes kriminelit dhe prezantuesit Jason Mohammed.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: