LEZHE– Një 65-vjecar, administrator i një pallati në Lezhë është ndaluar dhe ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori, pasi është denoncuar nga banorët.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për Gj.P., 65 vjeç, pasi është kallëzuar nga shtetasi Gj.P., 60 vjeç se ka bllokuar ashensorin e pallatit prej 5 ditësh me pretendimin se banorët nuk paguajnë detyrimet për shërbimin.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Më datë 17.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.P., vjeç 65, banues në Lezhë, pasi dyshohet se shtetasi Gj.P., vjeç 60, banues në Lezhë, kallëzon se nga data 12.07.2018, dhe në vazhdim, ka bllokuar ashensorin e pallatit me pretendimin se banorët nuk paguajnë detyrimet në lekë për shërbimin e tij.
Neni 277 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: