Vijon prej orës 08:00 të mëngjesit votimi në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Por, çudirat në votimin për referendumin duket se nuk kanë fund.

Pas videos që “BalkanWeb” solli më herët, kur mbështetësit e Berishës votonin në ambientet e një lokali, ku qytetarët po konsumonin kafe, një tjetër qendër votimi është vendosur në një ambient të çuditshëm.

Bëhet fjalë për një bilardo, që sot po shërben si qendër votimi për shkarkimin e Bashës. Në foton që sjell “BalkanWeb” shfaqet demokrati Edmond Spaho, duke hedhur votën e tij kundër Bashës në kutinë e votimit, e cila është vendosur mbi bilardon.

Spaho
Spaho

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb