Ndonëse India është duke u përballur me një valë të “egër” infektimesh nga koronavitrusi, ky fakt, nuk ka ndalur dasmat, përkundrazi, i ka dërguar në një nivel tjetër ato.

Në rrjete sociale, janë shfaqur pamje se si një çift indian, për të shmangur rregullat e bllokimit nga pandemia, zgjodhi të martohej në bordin e një avioni, ku të pranishëm ishin rreth 160 të ftuar.

Çifti, Rakesh dhe Dakshina, u martuan në bordin e një avioni SpiceJet, me pjesëmarrjen e miqve dhe familjes.

Qyteti Tamil Nadu, nga ku u nis fluturimi, aktualisht është nën masa të rrepta anti-COVID dhe dasmat lejohen me vetëm 40 të ftuar.

Mësohet se zyrtarët e aeroportit nuk ishin fare në dijeni të asaj që ndodhi në avion, pasi mendonin se çifti do të bënte thjeshtë një udhëtim.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: