ITALI

Çudirat vijnë nga Italia. Skuadra e njohur italiane, Palermo është shitur në vlerën e 10 eurove, shumë kjo që ka shkaktuar debate të shumta në mediat italiane.

Siç raportojnë mediat italiane, presidenti i klubit sicilian, Maurizio Zamparini ka vendosur ta shesë klubin për 10 euro te një kompani në Angli. Negociatat mes palëve kanë nisur prej muajsh, por së fundi raportohet se marrëveshja është arritur mes tyre  në këtë shumë.

Shuma duket qesharake, por Palermo është e zhytur në borxhe. Drejtuesit e rinj duhet të shlyejnë një  borxh, i cili kap shifrën e 22 milionë eurove. Palermo është marrë nën drejtim nga Zamparini që në vitin 2002, ndërsa për 16 vite ka shënuar suksese në futbollin italian në fushë, por edhe në nxjerrjen e lojtarëve që sot spikatin me klube të mëdha si Paulo Dybala, Cavani etj.

Aktualisht skuadra e Palermos ndodhet në seria B dhe renditet e para duke treguar veten si kandidate pretendente për sezonin e ardhshëm në Seria A.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: